Maqedoni, shtetasit turq votojnë për zgjedhjet parlamentare në Turqi

Maqedoni, shtetasit turq votojnë për zgjedhjet parlamentare në Turqi

Shtetasit e Turqisë në Maqedoni sot në mëngjes filluan të votojnë për zgjedhjet parlamentare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Procedura e votimit filloi në Ambasadën e Republikë së Turqisë në Shkup në ora 09.00. Gjatë votimit ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil tha se shpreson që këto zgjedhje të jenë të frytshme.

Ramazan Guclu, i ndodhet si imam në Ohër të Maqedonisë në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, shprehu dëshirën që këto votime të jenë të dobishme për atdheun, popullin dhe për të gjithë.

“Për mua është një gjë e madhe të jem në gjendje të votoj jashtë vendit. Kjo dëshmon se je shtet i madh”, tha Guclu.

Harun Baris Diken, i cili qe 7 vite ndodhet në Maqedoni në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, theksoi se kanë ardhur në ambasadë për të kryer obligimin e tyre si qytetarë.

“Zoti mos i dhashtë të keqen vendit tonë. Votuam dhe shpresoj që kjo të jetë për të mirën e vendit tonë. Presim një rezultat të mirë”, tha ai.

Në Maqedoni janë të regjistruar gjithsej 2165 votues të cilët mund të votojnë në ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup deri më 25 tetor të dielën në ora 21.00.

Përndryshe, zgjedhjet parlamentare në Turqi do të mbahen të dielën e ardhshme, më 1 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *