Maqedonia, dita-ditës më larg BE-së dhe NATO-s

Maqedonia, dita-ditës më larg BE-së dhe NATO-s

Humbja e rekomandimit është e mundshme për shkak thellimit të krizës politike, por një pjesë e politikanëve vlerësojnë se kjo nuk do të ndodhë për shkak se BE në këtë mënyrë do t’i humbë mekanizmat për shtypje ndaj Maqedonisë, njofton REL.

Bojan Mariqiq, nga Qendra për edukim evropian thotë se është e mundshme humbja e rekomandimit duke u bazuar në krizën e thellë politike në vend, transmeton Portalb.

“Ky skenar po e dërgon Maqedoninë drejt humbjes së rekomandimit. Marrëveshja e Përzhinos dhe raporti i Pribe-s janë baza e eurointegrimeve dhe nëse nuk zbatohen Maqedonia mund ta humb rekomandimin”, theksoi Mariqiq.

Megjithatë, ai nuk beson se një gjë e këtill mund të ndodh, sepse sipas tij Komisioni evropian do të gjejë mekanizma tjera për presion./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *