Maqedonia e Veriut i ka çmimet më të lira për ushqim në rajon

Maqedonia e Veriut i ka çmimet më të lira për ushqim në rajon

Të dhënat e fundit nga Eurostat tregojnë se Maqedonia e Variut i ka çmimet më të lira për ushqim në rajon. Ndërkohë, sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, muajin e kaluar, kostoja e jetesës në vendin tonë ka shënuar rritje prej 1.5 % krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Por tregues më i saktë rreth gjendjes aktuale me çmimet duhet se janë tregjet. Shumica e blerësve dhe shitësve në Tregun e Madh të Gostivarit janë të mendimit se çmimet nuk kanë ndryshuar dhe ata mbeten të njejtë sikurse viteve tjera. Goditja ekonomike nga kriza e shkaktuar nga pandemia, sipas tyre, ndikon në mendimin se ka shtrenjtime. Theksojnë se frutat dhe perimet karateristike të kësaj periudhe të vitit shiten me çmim të kapshëm për xhepin e çdo qytetari.

Ka edhe shitës të cilët ankohen. Pjesa dërmuese e tyre vijnë nga qytete tjera të vendit dhe thonë se me çmimet aktuale dhe rënien e fuqisë blerëse, nuk arrinë t’i mbulojnë as harxhimet e tyre.

Aktualisht në treg tre kilogram domate shiten për 100 denarë, qepa dhe patatja për 20 denarë, lakra për 15 denarë. Blerësitë edhe pse dakordohen se këto çmime nuk janë të larta, thonë se papunësia ndikon dhe shtyen ata të blejnë më pak se sa në të kaluarën.

Duket se më të goditur janë ata tregëtar të cilët në treg nuk shesin produkte ushqimore. Erodan Alili nga Tetova, i cili çdo të martë ekspozon para hyrjes së tregut në Gostivar ,veshje kombëtare dhe vegla tradicionale muzikore, thotë se shitja ka rënë 100 për qind. Pa mërgimtarët thotë ai, vështirë të mbijetohet.

Ndërkohë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në muajin korrik qytetarët kanë shpenzuar për 21.3% më pak, në krahasim me muajin qershor. Kjo përqindje i referohet çmimeve të perimeve të freskëta, përveç patateve dhe perimeve të këtij lloji. Ndërsa sa i përket kostos për fruta e njëjta është ulur për 0.7 %.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *