Maqedonia me vështirësi po menaxhon krizën e emigrantëve

Maqedonia me vështirësi po menaxhon krizën e emigrantëve

Problemi i emigrantëve për çdo ditë po rritet në Maqedoni për shkak të numrit të madh të tyre që po arrijnë në vendin tonë. Maqedonia pa përkrahjen e faktorit ndërkombëtar është e paaftë që të përballet me një krizë të këtillë të emigrantëve.

Sugjerohet që të ndërtohet një kamp i emigrantëve, por me zgjidhje politike nga ana e Bashkimit Evropian e cila në plan afatgjatë do të merret me to.

“Republika e Maqedonisë do të vazhdoje ta përcjell situatën, të bëjë analizat e duhura dhe në mënyrë preventive të përgatitet për të gjitha skenarët e mundshme, por besojmë dhe presim edhe nga faktori ndërkombëtar për zgjidhjen globale të problemit”, theksoi zëdhënësi i MPB, Ivo Kotevski.

Edhe një pjesë e ekspertëve mendojnë se përgjigjen e vërtet mund ta japin vendet më të mëdha. Sipas Bojan Maricic, Maqedonia duhet të ndërtoj kamp, por baza e saj duhet të jetë në vendet që e rrethojnë Sirinë e që nuk janë të përfshira në luftë, duke marr shembullin e krizës së Kosovës.

“ Kështu si është për momentin, nuk jemi të përgatitur. Këtu duhet të ndërtohet një kamp transistor, edhe në Serbi, Maqedoni dhe të në të gjitha ato shtete transite, me plan politik nga ana e BE-së e cila në afat më të gjatë do të merret me to”, theksoi Maricic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *