Maqedonia përballet me Luksemburgun

Maqedonia përballet me Luksemburgun

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll sot në ora 18:00 me përballjen në transfertë me Luksemburgun, vazhdon eliminatoret për “EURO 2016”. Megjithatë futbollistët më të mirë të vendit nuk kanë të drejtë gabimi, pasi për po thuajse pesë vite janë duke pritur për të shënuar fitoren e parë në terren të huaj. Fitoren e fundit në trasnfertë Maqedonia e ka shënuar në vitin 2010 kur e mundi Andorën. Nga ajo kohë në plotë 11 përballje këta kanë dalur duar kokë ulur. Luksemburgu është gjasa e vetme për ti dhënë fund një tradite të tillë. Ashtu që çdo rezultat tjetër përpos ftiores do të ishte dështim për përfaqësuesen e Maqedonisë, e cila edhe më shum do të fundosej në renditjen e kombëtareve më të mira n ë botë. /Alsat – M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *