Maqedonia prej 19 qershorit ka dhënë vërtetime për kërkim të azilit për 189.957 refugjatë

Maqedonia prej 19 qershorit ka dhënë vërtetime për kërkim të azilit për 189.957 refugjatë

Gjithsej 3.534 shtetasve të huaj në 24­ orët e fundit u janë dhënë vërtetime për qëllimin e shprehur ­ kërkim të azilit. Siç kumton MPB, nga numri i përgjithshëm 1.931 janë të gjinisë mashkullore, 552 janë të gjinisë femërore, 891 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 160 fëmijë të cilët udhëtojnë pa prindër. Sipas shtetësisë, personave të cilëve më së shumti u janë dhënë vërtetime, më të numërt janë shtetasit e Afganistanit 1.711, të Sirisë 1.238, Irakut 334, ndërsa të tjerët janë në numër më të vogël.

Në periudhën prej 19 qershorit deri më 29 tetor janë dhënë gjithsej 189.957 vërtetime për shtetasit e huaj. Prej tyre 117.537 janë të gjinisë mashkullore, 27.203 janë të gjinisë femërore, 36.401 janë fëmijë të cilët e shoqërojnë bartësin e vërtetimit, si dhe 8.816 fëmijë, të cilët udhëtojnë pa prindër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *