Maqedonia prej tani në Google Street View Gallery

Maqedonia prej tani në Google Street View Gallery

Lokalitetet turistike më të rëndësishme dhe vendet historike, si dhe bukurit natyrore të vendit mund virtualisht të shihet në kërkuesin Google…

Këte sot e lejon Street View Gallery e lansuar në Maqedoni, i cili mbulon 360 imazhe panoramike.

Mund të shihet qendra e Shkupit, Manastiri, Ohri, Mavrova, Rostusha, Liqeni i Ohrit… ndërsa njerëzit në të gjithë botën mund të bëjë planet e udhëtimit, ti kontrollojnë restorantet para se të mbërrinë, të caktojnë një vend takimi ose vetëm të hulumtojnë dhe të njihen më mirë me zonën.

“Ne presim që përdoruesit e Google nga Republika e Maqedonisë dhe nga mbarë bota më lehtë të lëvizin në të gjithë vendin. Siç është turizmi një sektor në rritje të shpejtë ekonomik në Republikën e Maqedonisë dhe me rritjen e numrit të turistëve të huaj për 16 për qind në vitin 2015, ne presim që Google Street View do të kontribuojë edhe në turizmin kulturor, liqenor, malor, sportive, të verës, arkeologjik, fetar, rural dhe eko-turizm”, deklaroi zëvendësminstrja e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Marta Arsovska Tomovska.
Dimitar Georgievski, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, thot se si institucion janë të bindur se bashkëpunimi me subjektet e të dhënave se bashkëpunimi me subjektet si Google në këtë segment është vendosmëri e fortë në ndërtimin e një sistemi të shëndoshë për mbrojtjen e të dhënave në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *