Marrëveshja e Përzhinos është ulur në takime të niveleve joformale

Marrëveshja e Përzhinos është ulur në takime të niveleve joformale

Grupet punuese të katër partive më të mëdha në Maqedoni që nënshkruan Marrëveshjen e Përzhinos kanë bllokuar procesin e bisedimeve dhe tani lehtësuesi Petar Van Hojte ka nisur bisedime joformale me partitë për ta debllokuar procesin dhe për t’iu kthyer normalizimit të procesit, njofton Portalb.

“Duke pasur parasysh ngjarjet e fundit, grupi i punës është marrë vesh që të fokusohet në takimet dypalëshe që të tejkalohen dy çështjet kyçe, emërimi i pjesës së mbetur të ekipit në Prokurorinë speciale publike dhe emërimi i ministrave dhe zëvendës- ministrave”, është shprehur van Hojte.

Sipas tij, pasi të arrihet marrëveshje, do të thirret takim me grupin e punës, që zyrtarisht do t’i miratoj vendimet që janë sjellë gjatë takimeve dypalëshe. Van Hojte i cili është i kyçur në bisedimet, konsideron se duhet të evitohet çfarëdo shtyrje e zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos.

Ai porosit se është në interes të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që të vazhdohet me zbatimin e çështjeve që përmenden në marrëveshje që mos të rrezikohet integrimi i vendit në NATO dhe BE.

Pas dështimit të arritjes së marrëveshjes mes liderëve në takimin e tyre të mesnatës, ka humbur dinamika e takimeve ndërsa partitë politike kanë dhënë qëndrime të kundërta në lidhje me procesin negociues. Për VMRO-DPMNE-në procesi është aktiv, nga ana tjetër LSDM pohon se procesi është ndërprerë./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *