Marshi memorial mbi tragjedinë e Llaskarcës bashkoi Gostivarin

Marshi memorial mbi tragjedinë e Llaskarcës bashkoi Gostivarin

Pas 55 kilometra rrugë të përshuar në këmbë, pjesëmarrësit e marshit memorial për nderë të 16 viktimave nga aksidenti tragjik i ndodhur në Llaskarcë, kanë mbëri në denstiacionin e fundit – në sheshin e qytetit të Gostivarit. Ata u pritën nga një numër i madh qytetarësh, familjarë të viktimave e të mbijetuar, udhëheqës të pushtetit lokal dhe përfaqësues të bashkësive fetare të Gostivarit. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka falenderuar çdo pjesmarrës që ka marshuar, ndërsa mesazhi I tij ishte që institucionet të punojnë më shumë që tragjedi të këtilla mos përsëriten sërisht. Uroi që ky marsh përkujtimor të mbetet taditë.
Mallzim Zendeli nga Muftinia e Gostivarit tha se dhimbja është e madhe, por njëkohësisht gostivari sot është krenarë pasi të gjitha institucionet u bënë bashkë që tragjedia të përballohet më lehtë.
Aleksandar Janokski, prift i Gostivarit, tha se dhimja është e madhe, por mbi të gjitha besimi në Zot është ai që na bën durimtarë përballë këtyre fatkeqësive.
“Janë moment të vështira, sidomos kjo që i ndodhi para një viti Gostivarit me humbjen e jetëve të të rinjëve tanë e familjarëve tanë. Mbetet besimi në Zot, ndërsa ky marsh I sotëm ka mesazhin që duhet të rikujtojmë të gjithë institucionet dhe të gjitha besimet, se kjo jetë është e shkurtër, por diçka mbetet për të gjithë ne, e ai është besimi në Zot. Nuk kam fjalë për t’i ngushëlluar familjet e tyre, por urojë Zoti t’I ketë falur ata që humbën jetën”.
Organizatorët e këtij marshi ishin një grup alpinistësh, të cilët janë shprehur falenderues për mbështetjen e të gjitha institucioneve, në veçanti Komunën e Gostivarit për mbarëvajtjen e marshit. Zamir Mustafai nga shoqata malore “Sharri” nga Gostivari, tha se qëllim i marshit ka qenë përshkuarja e asaj rruge të cilën, 16 viktimat nuk arritën ta mbaronin nga Shkupi deri në Gostivar 13 shkurtin e vitit të kaluar.
Jashar Hida, kryetar i shoqatës bjeshkatare “Shkupi” nga Shkupi, ka kërkuar nga institucionet dhe kompanitë që merren me transport publik, në të ardhmen të jenë më të ndërgjegjshëm.
Marshi nisi nga fshati Llaskarcë nga ora 5 e 30 mëngjesin e ditës së djeshme dhe mbaroi në Gostivar rreth orës 17 e 30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *