Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (22.11./23.11.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej 81 personave (TE-35 dhe GV-46) u janë lëshuar urdhëresa pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.
Gjatë kësaj periudhe, në zonën Tetovë-Gostivar, janë përgatitur vendime të reja për izolim për 22 persona (TE) dhe 56 persona (GV) nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle ndaj 1430 persinave (TE-910 dhe GV-520) me vendime të tillë dhe nuk janë konstatua mosrespektime të vendimeve të lëshuara.