Masat e reja qeveritare për të ndihmuar familjet e pa siguruar financiarisht, kanë shkaktuar pakënaqësi

Masat e reja qeveritare për të ndihmuar familjet e pa siguruar financiarisht, kanë shkaktuar pakënaqësi

Masat e reja qeveritare për të ndihmuar familjet e pa siguruar financiarisht, kanë shkaktuar pakënaqësi tek Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Gostivar, institucion i cili duhet të pranon dokumentacionin për këtë ndihmë që ofron shteti. Drejtoresha Nadica Veliçkovska deklaron se qeveria nuk ka dhënë informacion të detajuar rreth vlerës dhe kujt i takon kjo ndihmë, për çka ndaj punonjësve të qendrës ka pasur nga ana e qytetarëve edhe sulme fizike. Numri i aplikimeve për disa ditë ka aritur në 265, ndërsa qendra është obliguar të gjithë situatën ta menaxhojë vetë pa mos pasur resurse njerëzore për një gjë të tillë.

Pos ndihmës mininale për familjet e prekura nga kriza e pandemisë, aktualisht dorëzohen edher dokumentet për pension minimal dhe të drejta të tjera ligjore për kompenism financiar. Për këtë, drejtoresha Veliçovska ka apeluar te qytetarët të bëjnë kujdes dhe t’i respektojnë rekomandimet gjatë vizitës së qendrës.

Ndihma për familjet të cilat kanë mbetur pa të ardhura, varësisht nga numri i anëtare në familje shkon nga katër mijë deri në dhjetë mijë denarë. Familjet që pranojnë ndihmën minimale, u takojnë edhe nga një mijë denarë për rrymën elektrike për muajin prill dhe maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *