Masat e reja restriktive/Fetai: Do të kërkojmë nga autoritetet zbutjen e masave gjatë muajit të Ramazanit

Masat e reja restriktive/Fetai: Do të kërkojmë nga autoritetet zbutjen e masave gjatë muajit të Ramazanit

Bashkësia Fetare Islame nuk ka pritur se Qeveria do të ashpërsojë masat në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit. Kryetari i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, thotë se si institucion kanë pritur masat të zbuten e jo të ketë resktrikcione shtesë për mbrojtje nga pandemia Covid 19. Por, ata do ta respektojnë tani për tani vendimin e kompetetentëve dhe pas mbarimit të tyre me 20 prill, do kërkojnë të paktën lejimin e faljes së namazeve në xhami.

“Dihet mirë, edhe opinion edhe të gjitha institucionet shtetërore se Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut me muftinitë e saja vërtetë prej momentit të parë ka qenë shumë precize, vigjilente në respektimin e të gjitha masave të vendosura nga institucionet shtetërore, Qeveria, Ministria e Shëndetësisë. Kështu që për këtë çështje jashtëzakonisht të madhe dhe kontributin e madh që kemi dhënë, kemi patur mirënjohje edhe nga shumë faktorë të vendit dhe të jashtëm. Ne kishim një shpresë të madhe dhe pritje se do të zbuten masat ose të të ngel në atë që ka qenë më herët. Për arsye se ora policore që ishte më herët, konvenote dhe përfshinte të gjitha aktivitetet që duhet të bëhen brenda objekteve fetare. Por, marrë parasyshë se situata u keqësua sipas të dhënave të MSH-së, u soll një vendim tjetër apo masa tjera të cilat vërtetë aktivitetet fetare të BFI në RMV, por kuptohet edhe aktivitetet e institucioneve të tjera afariste, etj”, deklaroi për TV Globi, kryetari i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Fetai shpreson se do të hasin në mirëkuprim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe pas kalimit të javës së parë të Ramazanit kur edhe mbarojnë resktrikcionet e vendosura, do ti drejtohen këtij dikasteri me kërkesë zyrtare për zbutje të masave.

“Është e vërtetë se neve nuk na erdhi mirë kjo, por ja që kompetentët janë ata të cilët vendosin për këtë çështje dhe ne gjithmonë do të jemi në shërbim të asaj që të zubtet situata, të dilet nga kjo situatë. Por, marrë parasyshë se ne organizojmë jetën fetare në mënyrë precize, konform të gjitha masave dhe rekomandimeve të MSH-së, ne pas kalimit të afatit të këtyre masave do të bëjmë një kërkesë deri te Ministria e Shëndetësisë (MSH), që javët e fundit, pas një jave që do të zgjasë kjo masë të mundohemi që të falim edhe namazin e Jacisë dhe të Taravisë. Taravia është një ambient i këndshëm për muslimanët dhe kam bindjen se do tu përbahemi edhe më bukur masave që do ti parasheh ministria. Ne prisnim dhe kishim shpresë se nuk do të ndodhte kjo masë, por ja që kompetentët vendosën duke e argumentuar këtë me rrezikun më të madh nga sëmundja e koronavirusit”, deklaron kryetari i BFI-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai.

Masat e reja restriktive të vendosura dje nga Qeveria nga dita e sotme kanë hyrë në fuqi dhe do të zgjasin deri me 20 prill. Ato parashohin ora policore të fillojë nga ora 20 dhe të zgjasë deri në 5 të mëngjesit, mbyllen e lokaleve, objektet hotelierike, gastronomitë, klubet, fitnes qendrat, grumbullimet, punëtoritë, konferencat dhe bastoret. Ndryshe, edhe vitin e kaluar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit në vendin tonë kishte masa shtrënguese dhe besimtarët nuk paten mundësi që ritet fetare ti kryenin në xhami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *