Mashtroi taksistin, Policia me padi penale ndaj banorit të Kërçovës

Mashtroi taksistin, Policia me padi penale ndaj banorit të Kërçovës

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka inicuar padi penale kundër N.N. 33 vjeçar nga Kërçova për shkak të ekzistimit të dyshimit të kryerjes së veprës penale “mashtrim”.

“Me datë 16.07.2020, i denoncuari ka bërë marrëveshje me një taksist nga Kërçova që për një shumë parashë ta sjellë në Gostivar dhe ta kthejë sërish. Në Gostivar 33 vjeçari taksistit i kërkon celularin për të bërë një telefonatë, prej ku largohet dhe nuk kthehet më”, njofton MPB.

Pasi i dëmtuari kupton se bëhet fjalë për mashtrim, rastin e ka denoncuar në Stacionin Policor në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *