Mavrovë, Qendra Islamike do të bëhet realitet

Mavrovë, Qendra Islamike do të bëhet realitet

Nën drejtimit e Shaqir Fetahut, Muftinia e Bashkësisë Islame në Gostivar, në kuadër të aktiviteteve të parapara për sigurimin e kushte sa më të mira të jetës fetare, tash më disa vite angazhohet në ndërtimin e një qendre islamike në Mavrovë, njofton Flaka

Krahas punëve tashmë të realizuara, tashmë në vijim e sipër janë edhe vepra të tjera kapitale dhe jetike për besimtarët e rajonit të Gostivarit, siç është ndërtimi i Qendrës Islamike në Mavrovë. Kjo nismë ndodhet në fazën finale të lejes për ndërtim.

Mavrova është vend turistik në të cilën shqiptarët në të kaluarën në asnjë mënyrë nuk kanë pasur qasje dhe se tani jemi shumë pranë hedhjes së gurëthemelit i cili do të shënojë fillimin e fazës ndërtimore të këtij projekti.

Kjo qendër do të ketë pamjen e një qendre gjigante në kuadër të së cilës do të ketë restorante, objekte fetare – xhami, dhe çdo gjë tjetër që kërkojnë nevojat reale ditore, dhe e gjithë kjo do të ketë një ndikim të madh tek rinia jonë të cilën e kemi shumë të pranishme si për çështje vizitash por edhe për qëndrim me kohëzgjatje më të madhe.

Kujtojmë se në të kaluarën Mavrova ka qenë një vend i huaj për ne dhe shqiptarët por edhe myslimanët në përgjithësi nuk kanë pasur qasje atje. Me ndërtimin e një qendre të themi kështu islamike që do ti plotëson të gjitha kushtet si me restorante, xhami e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *