Mbajtja a maskës, Policia përforcon kontrollet tek automjetet transportuese

Mbajtja a maskës, Policia përforcon kontrollet tek automjetet transportuese

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë këtë javë ka intensifikuar ndjeshëm aktivitetet kontrolluese në lidhje me mbajtjen e maskës mbrojtëse, nëpër automjete trasportuese të pasagjerëve, siç janë furgonat dhe autobusët, të cilat janë realizuar vazhdimisht për disa muaj. Për të gjithë ata që nuk i respektojnë masat, dmth nuk i përmbahen dekretit të qeverisë, dekret ky që rregullon mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve, në mënyra dhe vende të përcaktuara, sipas dekretit përgatiten urdhër pagesa adekuate për kundërvajtje.

Që nga hyrja në fuqi e këtij Dekreti, pra nga zbatimi i tij praktik, janë lëshuar gjithsej 5276 parashtresa për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, kryesisht nëpër automjete, nga të cilat 3676 në rajonin e Tetovës dhe 1600 në rajonin e Gostivarit.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, duke udhëzuar shoferët dhe personelin tjetër punues (dirigjentët) në furgona ose autobusë t’i përmbahen rreptësisht Dekretit në fjalë dhe të mos transportojnë persona pa maska mbrojtëse dhe më shumë pasagjer se sa numri i lejuar maksimal i udhëtarëve në automjet. Për arsye se, përndryshe automjetet do të përjashtohen nga trafiku dhe do të përgaditen parashtresa adekuate, jo vetëm për pasagjerët, por edhe për personat juridik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *