Mbante armë pa leje, padi penale për banorin e Dobërdollit

Mbante armë pa leje, padi penale për banorin e Dobërdollit

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Gostivar ka inicuar padi penale kundër J.J. 31 vjeçar nga fshati Dobërdoll, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer vepër penale “përpunim i paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe trafik i paautorizuar i armëve ose materialeve shpërthyese”.

“Me datë 24.10.2020 në fshatin Dobërdoll, policia ka kryer kontrollë ndaj automjetit “Lada Niva”, drejtuar nga J.J., prej ku ka gjetur dhe marrë një pushkë gjahu dhe fishekë të kalibrit 12 mm, për të cilat nuk ka poseduar leje”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *