Mbaroi viti shkollor 2019 / 20

Mbaroi viti shkollor 2019 / 20

Mbaroi viti shkollor 2019/2020 për 9281 nxënës të Gostivarit, prej tyre 2922 të shkollave të mesme dhe 6359 të shkollave fillore, të cilët tre muajt e fundit kanë qenë jashtë shkollave dhe kanë ndjekur mësimin online për shkak të gjendjes me koronavirusin e ri. Shkollat mbeten bosh me 11 mars me vendim qeveritar për shkak të rrezikut për përhapje të koronavirusit, ndërsa në fund të muajit prill ekzekutivi vendosi që mësimi online të vazhdojë deri në fund të vitit shkollor. Aslin Snopçe, përgjegjëse e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, ka falenderuar mësimdhënësit për kontributin e dhënë gjatë kësaj kohe, pasi puna e tyre, thotë ajo, ka qenë vullnetare. Snopçe pohon se ka pasur mangësi gjatë procesit të zhvillimit të mësimit online, ndërsa pasojat sipas saj, më shumë do ti ndjejnë nxënësit e klasave të dyta dhe treta, sepse ato gjatë kësaj kohe kanë mësuar shkrimin dhe leximin.

Afatet e regjistrimit të nxënësve në shkolla të mesme, të cilat janë të përcaktuara sipas konkursit mbeten të pandryshuara, kështu që në 16 dhe 17 qershor është afati i parë për regjistrim në shkolla të mesme. Snopçe tha se shkollat e mesme të Gostivarit, i kanë bërë të gjitha parapërgatitjet për regjistrimin e nxënësve në vit të parë.

Pandemia e prolongoi për një muaj edhe regjistrimin e filloristëve, të cilët me 1 qershor nën masa rigoroze higjienike dhe me orare të caktuara paraprakisht, janë duke realizuar regjistrimet. Deri ditën e djeshme në Gostivar janë regjistruar 390 nxënës në klasë të parë në Gostivar. Ndryshe, këtë vit shkollor nuk do të realizohen matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për shkollat e mesme tre dhe katërvjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *