Mbi 20 karateist të rinj fillojnë karierë në  “Asiart”

Mbi 20 karateist të rinj fillojnë karierë në “Asiart”

Pas shumë sukseseve të arritura në skenën vendore dhe ndërkombëtare, karateisti Gostivaras Berat Jakupi, tanimë ka përballë vetes një tjetër sfidw, të zbulojë dhe të përgatis një pasardhës kampion të karatesë. Nisur nga kjo ai themeloi edhe klubin e karatesë “Asiart” , ku nga dita e djeshme kanë filluar stërvitjet mbi 20 karateist të ri.

Stërvitjet zhvillohen tek palestra sportive pranë shkollës së mesme teknike komunale në Gostivar. Jakupi në “Asiart” ka rolin e trajnerit dhe shpreson se kjo sfidë e re do jetë e sukseshme po aq sikur e kaluara e tij në sportin e karatesë .

Pikërisht Berat Jakupi dhe sukseset e tija në arenën ndërkombetare janë motivi kryesor që ka shtyrë karteistët e rinj ti përgjigjen thirrjes së parë të klubit. Thonë se e duan karaten dhe do te mundohen të prekin edhe ata sukseset e trajnerit të tyre.

Klubi i karatesw “Asiart” nga Gostivari, vazhdon edhe më tej të bëj regjistrimin e antarëve të ri nga mosha 6 vjeçare dhe më të rritur. Regjistrimi bëhet gjatë ditëve të stervitjeve, edhe ate: e Martë, e Enjte dhe e Shtunë nga ora 19 deri 20. Ndryshe, në Kuvendin e Federatës së Karatesë së Maqedonisë Klubi i Karatesë “Asiart” është pranuar si pjesë e familjes së karatesë së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *