Mbi 75 përqind e nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” janë për mësim me prezencë fizike

Mbi 75 përqind e nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” janë për mësim me prezencë fizike

Mbi 75 përqind e nxënësve të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Gostivar, janë shprehur se janë për mësim me prezencë fizike. Këto të dhëna dalin nga drejtoria e shkollës, e cila para fillimit të vitit të ri shkollor kanë anketuar prindërit, në lidhje me modelin mësimor që ata parapëlqejnë për fëmijët e tyre. Për mësimin “online” janë shprehur mbi 13 për qind e prindërve, kurse rreth 10 për qind nuk janë përgjigjur. Drejtoresha e shkollës fillore “Ismail Qemali”, Shpresa Useini thotë se prindërit të cilët nuk i janë përgjigjur pyetësorit ndoshta nuk kanë patur pajisje elektorinke, pasi pyetësori është zhvilluar në mënyrë elektronike.

“Sipas përqindjeve, derisa shumica e prindërve kërkojnë prezencën fizike e ajo është 75 %, kjo nënkupton se 30 – 35 % e fëmijëve, e familjeve nga ky numër i madh, sigurisht nuk janë dakord për shkak se nuk kanë mundësi ta ndjekin mësimin online”, tha Shpresa Useini, drejtore e shkollës fillore “Ismail Qemali” .

Drejtoresha Useini tha se në shkollën qendrore “Ismail Qemali” tashmë janë siguruar kompjuter për zbatimin e “platformës kombëtare për mësim nga distanca”, por duhen akoma donacione për furnizimin edhe të shkollave të tjera periferike.

“Do të na duhen ende donacione për shkak se mësimi online kërkon përgatitje më të thella, si që çdo klasë do të duhet të jetë e pajisur me kompjuter adekuat edhe me kamera me të cilat fëmijët do të mund ti ndjekin mësimet”, pohoi Shpresa Useini, drejtore e shkollës fillore “Ismail Qemali” Gostivar.

Ditë më parë ministrja e Arsimit, Milla Carsovska tha se se rreth 40 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nuk do të kenë mundësi ta ndjekin mësimin “online” për shkak të gjendjes ekonomike në familjet e tyre. Të njejtëve, shkollat do t’u dërgojnë materiale të printuara në shtëpi si dhe mësimin do të mund të ndjekin nga televizioni kombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *