Mbyllen të gjitha bizneset, vetëm barnatoret dhe dyqanet ushqimore do të punojnë

Mbyllen të gjitha bizneset, vetëm barnatoret dhe dyqanet ushqimore do të punojnë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e saj ka marrë vendi për formimin e Shtabit të Krizës të cilën do ta udhëheq kryeministri teknik, Oliver Spasovski, informoi Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Qeveria ka formuar Shtab të Krizës e cila do të kryesohet nga kryeministri teknik Oliver Spasovski dhe do të përfshijë Ministrit e Shëndetësisë, Mbrojtjes, Punëve të Brendshme, Transportit dhe Lidhjeve, Financave, Arsimit dhe Shkencës, Punëve të Jashtme dhe Drejtorin e Qendrës për Menaxhim me Kriza dhe Drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim”, informoi Filipçe.

Ministri informoi se Qeveria mori edhe këto vendim:

Do të mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare përveç atyre në Tabanoc, Qafthan, Deve Bair, Bogorodicë dhe Bllacë. Të mbyllet vendkalimin kufitar në Aeroportin e Ohrit. Ndalimi i hyrjes për shtetasit e huaj dhe vendet me rrezik të mesëm, përveç atyre për të cilët Ministria e Brendshme do të pranojë. Ndalohet tërësisht puna e kafeterive, bareve, kazinove dhe bastoreve. Të gjithë personat juridik mund të punojnë ose të bëjnë shitje përmes mënyrës alternative siç është online, apo përmes telefonit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *