Mbyllja e shërbimit epidemiologjik nuk e ndalon testimin në Gostivar, priten rezultatet e 20 personave

Mbyllja e shërbimit epidemiologjik nuk e ndalon testimin në Gostivar, priten rezultatet e 20 personave

Edhe pse të shtunën u mbyll shërbimi epidemiologjik në Gostivarit, testimet mbi koronavirusin në Gostivar nuk janë ndaluar. Aktualisht në pritje janë rezultatet e 20 personave të testuar, prej të cilëve 15 janë testuar ditën e djeshme. Drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, tha se testimet kryhen në hapësirat e ish objekit të Dializës në Gostivar. Ai tha se laborantët nga shërbimi epidemiologjik vazhdojnë me punë, pasi vetëm 8 nga ata janë në izolim pasi kolegu i tryre rezultoi pozitiv ditë më parë.

Punonjësi teknik nga shërbimi epidemiologjik në Gostivarit në ritestim ka dalë negativ, por ky shërbime me punë të plotë do të fillon vetëm pas konfirmimit të shërimit të plotë të tij. Drejtori Jakupi tha se deri më tani në Gostivar ka rreth 100 të testuar dhe testet kryhen sipas dyshimeve dhe rekomandimeve të mjekut amë.

Tetë të punësuarit në shërbimin epidemiologjik të Gostivarit do të qëndrojnë në izolim 14 ditor. Spitali i Gostivarit, po ashtu kujdeset edhe për shëndetin e 220 personave të ardhur nga jashtë që janë izoluar nëpër hotelet e Mavrovës, ku njëri prej tyre tanimë është pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *