Mbytet një anije me emigrantë, të paktën 37 persona viktima

Mbytet një anije me emigrantë, të paktën 37 persona viktima

Të paktën 37 persona janë mbytur, kur dje u mbyt një anije me emigrantë pranë bregut libian, kumtoi zëdhënësi i Kryqit të Kuq libian.

“Dje në mëngjes morëm informacion për shtatë trupa të emigrantëve ilegalë të anijes së mbytur pranë Homsit, në lindje të Tripolit, por nuk kishim të dhënat se sa njerëz ka pasur në anije”, deklaroi zëdhënësi i kryqit të Kuq”, transmeton BTA.

Disa peshkatarë më vonë i kanë gjetur edhe 30 trupa në rajonin e njëjtë në afërsi të Homsit, rreth 100 kilometra në lindje të kryeqytetit. Vullnetarët e Kryqit të Kuq po përpiqen që t’i nxjerrin trupat, por nuk kanë anije të mjaftueshme, shtoi zëdhënësi.

Të enjten, një anije e stërmbushur me emigrantë, të cilët shpresonin se do ta kalonin Detin Mesdhe nga Libia drejt Italisë, u mbyt pranë qytetit libian Zuara, me ç’rast jetën e humbën 200 persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *