Me modelin e ri, Audi thyen ligjet e fizikës (Foto)

Me modelin e ri, Audi thyen ligjet e fizikës (Foto)

Panairi i veturave në Frankfurt është afër përfundimit, por kjo nuk e ka ndalur Audi-në që të prezantojë modelin e ri S8 Plus.

I dizajnuar për të ridefinuar “performancat sportive”, S8 Plus ka motor të përmirësuar me turbo të dyfishtë 4.0-litra TFSI V8 që ka kapacitetin e 605 kuajfuqive.

Sedani luksoz shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 3.8 sekonda, kurse shpejtësia maksimale e modelit të ri është 305 km/h.

Përveç motorit të përmirësuar, në modelin e ri janë bërë përmirësime edhe në pezullimin e ajrit, sistemin e modifikuar dinamik dhe frenat me qeramikë karboni.

Interieri ka pajisje standarde të Audi-së, por ulëset janë më sportive dhe komforte. Pedalet janë nga alumini.

Audi S8 Plus do të dalë në shitje në Gjermani duke filluar nga muaji nëntor. Do të kushtojë 145 mijë euro.

S8c

S8b

S8a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *