“Me Realin deri sa të jem 36 vjeç”

“Me Realin deri sa të jem 36 vjeç”

30 vjeçari i cili gjatë kësaj jave e ka fituar “Këpucën e artë” për të katërtën herë më radhë, beson se me kujdesin e duhur ai mund të vazhdojë të shënojë gola për “los blancos” edhe për shumë vjet.

Christiano Ronaldo nuk e ka në plan që ta lërë Real Madridin dhe mendon se mund të luajë për klubin edhe për 6 vjet nëse kujdeset për veten.

Ka pasur spekulime se ai shumë shpejt mund ta lërë Bernabeun për t’u rikthyer në Manchester United ose në Paris Saint-Germain.

Sidoqoftë, kontrata e Ronaldos nuk përfundon deri në vitin 2018 dhe ai ka thënë se mbetet dëshirë e tija që ta përfundojë karrierën në kryeqytetin spanjoll.

“Ëndrra ime është që të pensionohem në Real Madrid”, ka thënë ai, shkruan goal.com. “Nëse kujdesesh për veten, mund të luash deri sa të bëhesh 40 vjeç”.

“Dua të vazhdoj të luaj edhe për 6 vjet. Planifikoj që të vazhdoj me të njëjtën performancë në lojë dhe të njëjtën mesatare golash”.

“Ndjehem mirë dhe shume i vlefshëm në Madrid. Dua të vazhdoj të fitoj aty”.

Këtë javë Ronaldo është shpërblyer me “Topin e artë” i cili është edhe çmimi i katërt i këtij lloji për të, e që gjithashtu e rendit si lojtarin që e ka fituar këtë cmim më së shumti.

Para se të dalë në pension Ronaldo ka thënë se dëshiron që ta fitojë këtë çmim edhe disa herë të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *