Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!”

Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!”

Aksioni “Me zemër dhuro, një nxënës gëzo!” iniciohet dhe organizohet nga Sektori për veprimtari publike pranë Komunës së Gostivarit, në bashkëpunim me shkollat fillore komunale, me qëllim që të jemi sa më pranë fëmijëve me status të rrezikuar social.

Vitin e kaluar, ky aksion ishte mjaft i suksesshëm duke tejkaluar pritshmëritë tona, andaj shpresojmë se këtë vit do të gjejmë të njëjtën mbështetje, shkruan në facebook kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Pjesë e këtij aksioni mund të jenë të gjithë personat e vullnetit të mire të cilët dëshirojnë të dhurojnë çanta dhe pajisje shkollore sipas dëshirës së tyre për nxënësit në nevojë, marketet e qytetit, fondacionet e ndryshme, bizneset e veprimtarive të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *