Media spanjolle: Një Europian me Shqipërinë dhe pa Holandën

Media spanjolle: Një Europian me Shqipërinë dhe pa Holandën

E përditshmja spanjolle “AS”, një nga gazetat sportive më të mëdha iberike, ka publikuar në versionin e saj “online” një artikull për Europianin e vitit 2016, ku shkruan se në turneun e parë me 24 kombëtare do të marrë pjesë për herë të parë edhe Shqipëria, por jo vendi i tretë i Botërorit të fundit, Holanda.

“Europiani i parë me 24 skuadra do të shohë për herë të parë Shqipërinë, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut. Zgjerimi i turneut për t’i dhënë shans pjesëmarrjeje vendeve të vogla ka nxjerrë në pah dobësinë e Holandës, mungesa e madhe e edicionit të ardhshëm”, shkruan “AS”.

Skuadrat e kualififikuara për në “Euro 2016” janë Shqipëria, Austria, Belgjika Republika Çeke, Anglia, Franca, Gjermania, Italia, Islanda, Portugalia, Irlanda e Veriut, Turqia, Rusia, Rumania, Kroacia, Spanja, Sllovakia, Uellsi, Zvicra dhe Polonia.

Kombëtaret që do të luajnë në “play off” janë Bosnje-Hercegovina, Ukraina, Irlanda, Sllovenia, Hungaria, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *