Me rastin e festës së 7 Marsit, ditës së mësuesit shqiptar, nxënëset medresante nga Medreseja e qytetit të Gostivarit “Isa Beu”, organizuan një manifestim kulturoro – edukativ për shënimin e kësaj dite.
Në manifestimin e mbajtur në hapsirat e Medresesë së Gostivarit, të pranishmit dëgjuan poezi të ndryshme si dhe panë punime edukative dhe informuese për vlerën e mësimdhënies dhe diturisë.
Mësimdhënësja e gjuhës dhe lëtërsisë shqipe pranë kësaj shkolle, Baftije Emini Miftari, e cila ka qenë e angazhuar për organizimin e këtij manifestimi, tha se programi trejton tema me rëndësi për arsimin dhe moralin.
I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe Muftiu I Muftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu. Ai u shpreh se manifestimet e tilla rikujtojnë besimtarët në atë që urdhëron Zoti, fjalën e parë në Kuran, Ikre- lexo, mëso, studio.
Kujtojmë se medreseja “Isa Beu”, paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar, për shumë vitë rradhazi përveç aktiviteteve fetare, shënon me manifestime edhe datat e rëndësishme kombëtare.