Medvedev: Rusia mbështet qeverinë legjitime në Siri

Medvedev: Rusia mbështet qeverinë legjitime në Siri

Kryeministri rus, Dmitriy Medvedev, ka pohuar se Rusia mbështet qeverinë legjitime në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Kryeministri Medvedev në një deklaratë në median sociale ka theksuar se me takimin e kryer me presidentin sirian, Bashar Asad i cili vizitoi Moskën, është konfirmuar edhe njëherë mbështetja e qeverisë së Rusisë.

Medvedev ka theksuar ndër të tjera se Rusia nuk ka ndryshime në qëndrimin e saj në çështjen e krizës së Sirisë dhe se gjithmonë “mbështet qeverinë legjitime”. Ai u shpreh më tej se: “Siria që nga 2011 po përjeton luftë, terrorizëm, vrasje dhe shkatërrim. Fati i Sirisë është në dorën e popullit sirian. Edhe zgjedhjen se me kë lider do të përparojë, jo vetëm disa grupe etnike dhe politike, por do ta vendosë populli. Ne do të ndihmojmë popullin sirian që të mbrojë sovranitetin e tyre”.

Presidenti rus, Vladimir Putin në një fjalim ditën e djeshme në Soçi u shpreh se edhe Asadi ka dhënë përgjigje pozitive që Rusia të mbështesë opozitën siriane që është e gatshme të luftojë me DAESH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *