“Megametal”, kompania reale e shkollës teknike e cila sfidon tregun e Gostivarit

“Megametal”, kompania reale e shkollës teknike e cila sfidon tregun e Gostivarit

Kompania “Megametal” e inkorporuar pranë Shkollës së Mesme Teknike Komunale në Gostivar, bëhet ndër kompanitë më të kërkuara në tregun e përpunimit dhe dizajnimit të metalit. E themeluar nga fundi i vitit 2018-të, kjo kompani sot ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me disa kompani dhe institucione në Gostivar. Në këtë kompani, nxënësit e profileve të ndryshme të cilët kryejnë mkësimin paraktik në shkollë, me angazhimin e tyre njëkohësisht i sjellin edhe të ardhura shkollës. Drejtori, Besir Saliu shprehet i kënaqur me mësimdhënësit dhe nxënësit e angazhuar në këtë kompani për rezultatet e treguara. Ai zbulon se kompania ka lidhur memorandum bashkëpunimi edhe me komunën e Gostivarit për mirëmbajtje të pajisjeve nëpër parqet e qytetit.

Koordinatori i kësaj kompanie, njëherit zv.drejtor i shkollës teknike, Ekrem Miftari numëron me dhjetëra produkte të realizuara deri më tani dhe shërbime të dhëna për qytetarët nga kompania “Megametal”.

Sfidë e radhës për nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj kompanie, janë ulëset nëpër parqe. Modelet e para të realizuara janë vendosur në oborrin e shkollës, ndërsa së shpejti do të fillojnë me përgatitjen e karrigeve për Universitetitn e Evropës Juglindore.

Nga 800 nxënës aq sa numëron shkolla teknike, rreth 200 prej tyre, e ndjekin punën praktike pranë kompanisë “Megametal”, duke filluar nga nxënësit e profilit mësimorë teknik maqineri, automekanik, teknik kompjuterik dhe ata të arkitekturës. Ndryshe, kjo kompani prodhon porta, mbrojtëse moderne për shkallë nëpër shtëpi, rrethoja oborresh, logo produktesh dhe kompanish dhe llojet të tjera punimesh me bazë të metalit, të cilat mund të bëhen me porosi në çdo kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *