Mërgimtarët ankohen për kushtet në karantinën shtetërore

Mërgimtarët ankohen për kushtet në karantinën shtetërore

Mërgimtarit Abedin Aliu për arsye personale i është deshur të kthehet nga Zvicra për në Maqedoninë e Veriut. Ai atje pajiset me leje qarkullim, që siç thotë, i ka garantuar lëvizje të lirë ndërmjet shteteve në kohën e pandemisë së Covid 19. Por, mërgimtari nga Çegrani i Gostivarit, edhe pse në asnjë shtet tjetër nuk ka rastisur në ndonjë pengesë, me të arritur në territorin e Maqedonisë së Veriut është dërgua në karantinë shtetërore. Ai tregon se në testim ka dalë negativ për koronavirus dhe shprehet se nuk e ka të qartë akoma arsyen e kësaj ndalese.

Aliu deklaroi se dhe kushtet në hotelin ku është vendosur në karantinë shtetërore janë jashtë çdo standardi normal. Dhoma e vogël, papastëria, ushqimi si dhe sjellja e punonjësve lënë shumë për të dëshiruar.

Në apelin e tij drejtuar qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aliu kërkon që qeveria ti shqyrtoj masat me seriozitetin e duhur dhe siç thotë ai ti liroj nga malltretimi i karantinës shtetërore.

Ndryshe, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, shteti i Maqedonisë së Veriut ka vendosur në dispozicion 19 objekte hotelerike me gjithsejt 2104 shtretër për akomodim të shtetasve që vinë nga vendet e rrezikuara. Poashtu, çdo shtetas që futet në Maqedoni, e ka të obligueshme karantinën shtetërore. Pas përfundimit të saj duhet të vazhdohet me vetë-izolim shtëpiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *