Mërgimtarët Çajlas nga Zvicra, sigurojnë pako humanitare për familjet me vështirësi sociale

Mërgimtarët Çajlas nga Zvicra, sigurojnë pako humanitare për familjet me vështirësi sociale

Bashkësia lokale e fshatit Çajlë, kësaj rradhe e mbështetur nga mërgimtarët Lindi Zeno Musliu dhe Asllan Hajdari, që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, mblodhën dhe përgatitën 32 pako ushqimore, secila me vlerë prej 50 eurove, për t’i shpërndarë në Çajlë dhe zonat përreth.

Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Çajlë, Sinan Elezi, tha se paketat duhet të arrijnë te familjet me vështirësi sociale, të cilët kanë nevojë për ndihmë në këtë muaj të begatë të Ramazanit, respektivisht në këto periudha të vështira për shkak të gjendjes me koronavirusin.

Familjet të cilat përfitojnë nga këto ndihma shprehin falënderimet e tyre të përzemërta, duke theksuar nevojën për përkrahje më të madhe institucionale, por duke mos anashkaluar ndihmat që i pranojnë nga ana e bashkatdhetarëve tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *