Mërgimtarët e Debreshit përkujtojnë viktimat e 13 shkurtit të kobshëm

Mërgimtarët e Debreshit përkujtojnë viktimat e 13 shkurtit të kobshëm

Qytetarët e Debreshit me dhimbje të thellë kujtojnë viktimat e 13 shkurtit të kobshëm të vitit 2019, ku në një aksident trafiku në afërsi të fshatit Llaskarcë humbën jetën 16 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. Përkujtimi i viktimave që humbën jetën tragjikisht në këtë aksident ka për qëllim solidarizimin me dhimbjet familjarëve dhe të afërmve të viktimave plagët shpirtërore të të cilëve janë të thella për shkak të humbjes së më të dashurve të tyre.

Kjo tragjedi e shkurtit të 2019 tronditi gjithë qytetarët e Maqedoninë së Veriut të gjithë shqiptarët në veçanti banorët e Gostivarit dhe mërgimtarët të cilëve nga kjo tragjedi e rëndë, mezi i’u dilnin fjalët ngushëlluese për të ngushëlluar familjarët e viktimave, sepse dhimbja e madhe dhe tragjike ua kishte mbyllur gojën të gjithëve. 13 shkurti i vitit 2019 do të mbahet mend si e mërkura e zezë, si ditë e kobshme që mbuloi me zi dhjetra familje për shkak të humbjes së më të dashurve në aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë – Gostivar.

9-1

Për nderë të viktimave bashkëqytetarët e tyre që jetojnë dhe veprojnë në diasporë kanë hapur disa puse në Pakistan atje ku ka mungesë të ujit për pije për përjetësuar kujtimin dhe lutjet për ata që tragjikisht humbën jetët e tyre.

Iniciativën për ndërtimin e këtyre pueseve të ujit në disa zona të Pakistanit ku ka mungesë të ujit për pijë në shenjë kujtimi për viktimat e 13 shkurtit e ka ndërmarrë mërgimtarë nga Debreshi i Gostivarit i cili jeton dhe vepron në Zvicër, transmeton Tetova Expres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *