Mërgimtari nga Zvcira siguron ushqime për familjet nevojtare në vendlindje

Mërgimtari nga Zvcira siguron ushqime për familjet nevojtare në vendlindje

Në Gostivar nuk do të ketë sofër të zbrazët gjatë muajit të Ramazanit. Për këtë po kujdesen mërgimtarët tanë që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës. Kështu, së fundmi 20 pako me produkte ushqimore dhe higjienike, secila me vlerë 50 euro, të siguruara nga mërgimtari Bekim Mustafi nga qyteti i Gostivarit, i cili me punë të përkohshme ndodhet në Zvicër, janë shpërndarë për 20 familje nevojtare në Gostivar.

20

“Ne e dijmë që nevojtarë ka shumë, madje edhe nga vende të tjera. Edhe pse jemi larg vendlindjes ne mbetemi me zemër atje dhe nuk mund ti harojmë bashkëvendasit. Dhashtë Zoit në ditët e ardhëshme të shtohen donacionet me qëllim që asnjë sofër mos të mbetet e zbrazët”, i tha televizionit Globi, Mustafi.

30

Ndryshe, nismat për të ndihmuar nevojtarët gjatë muajit të Ramazanit janë të shumta. Në disa furra në qytetin e Gostivarit, çdo qytetarë që nuk ka mundësi ta paguaj një bukë, ajo i jepet falas, mbase në fund të Ramazanit ata do të paguhen nga njerëzit vullnetmirë. Nëpër rrjetet sociale janë publikuar nisma të ngjashme humanitare që po ndërmerren edhe nëpër qytete tjera të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *