Mërgimtari Shpresim Saliji shtroi iftar për bashkëvendasit e tij në Simnicë

Mërgimtari Shpresim Saliji shtroi iftar për bashkëvendasit e tij në Simnicë

Mbrëmë në Simnicë, mërgimtari Shpresim Saliji, shtroi një iftar për bashkëvendasit e tij. Erdhën me dhjetëra banorë, që nga ata më të moshuarit e deri te ata më të rinjtë. Përpara iftarit të pranishmit e shfrytëzuan këtë organizim për biseda që lidhen me raportet e tyre në mërgim dhe në atdhe.

Kryetari i bashkësisë lokale të fshatit Simnicë, Negzim Azizi duke falënderuar diasporën në përgjithësi dhe familjen Saliji në veçanti për iftarin e shtruar, çmoi lartë kujdesin që mërgimtarët kanë për bashkëvendasit e tyre.

Saliji ishte kujdesur edhe për banorët e vendbanimeve përreth. Kështu me darkë të begatë bën iftar edhe banorët e fshatrave përreth Simnicës. Ndryshe, 300 porcionet me ushqim, 200 për Simnicën dhe 100 të tjerat për vendbanimet fqinje, u përgatitën nga kuzhina popullore “Emona”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *