Merr flakë furgoni i cili barte materialin zgjedhor nga Gostivari për në Shkup

Merr flakë furgoni i cili barte materialin zgjedhor nga Gostivari për në Shkup

Sot (16 korrik) në orën 04 e 30 të mëngjesit, në SPB Tetovë është raportuar se një automjet motorik “Ford Transit” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 35-vjeçari F.A. nga Gostivari, në afërsi të stacionit pagesorë Tetovë, ka marrë flakë në lëvizje.

Zjarri ka shpërthyer në pjesën e përparme (motor) të automjetit, në të cilin ishin 5 anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor-Gostivar të cilët transportonin materialin zgjedhor për në Shkup.

Materiali aspak nuk është dëmtuar dhe më pas u transferua në një automjet tjetër dhe u dërgua deri në KSHZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *