Merr fund problemi me çerdhet publike të Gostivarit

Merr fund problemi me çerdhet publike të Gostivarit

Këshilltarët e përbërjes aktuale të Komunës së Gostivarit votuan edhe Propozim – Vendim për shlyerje të njëhershme të borxhit të qytetarëve në bazë të taksës komunale për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e ndriçimit publik për 23 qytetarë.

Poashtu u votua edhe Propozim -Vendim për vazhdim të afatit për pranimin e kërkesave për shlyerje të njëhershme të borxheve të qytetarëve në Komunën e Gostivarit.

Në sencën e sotme të këshillit komunal iu dha fund edhe problemi me kapacitetin për fëmijët e çerdheve në Gostivar. Tzgjidha ka arritur për këtë problematikë që sado të rritet numri i fëmijëve të cilët frekuentojnë çerdhet e Gostivarit, nuk do paraqesë problem, sepse tanimë janë gati katër hapësira të reja për çerdhet publike në qytet. Ata janë ndërtuar në kudër të Internatit të qytetit, i cili vitin e kaluar kaloi në Kompetencë të Komunës së Gostivarit, nga shteti. Këto hapësira mundësojnë vendosjen edhe të 125 fëmijëve, që për moment po aq janë edhe duke priturë në listë.

Promovimi i këtyre hapsirave pritet të bëhet gjatë ditës së nesërme. Këshilltarët aprovuan edhe raportet për punë vjetore të disa shkollave fillore dhe të mesme publike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *