Mesdhe, rreth 200 të zhdukur nga “rruga e vdekjes”

Mesdhe, rreth 200 të zhdukur nga “rruga e vdekjes”

Imazhe tepër tronditëse janë shpërndarë nga fundi tragjik i një udhëtimi të mbiquajtur “rruga e vdekjes”.

Rreth 200 emigrantë dyshohen të zhdukur, pasi një anije është mbytur në brigjet libiane. Një zyrtar i sigurisë tha se anija kishte më shumë se 400 pasagjerë në bordin e saj, shumica e të cilëve vinin nga vendet afrikane.

Roja Bregdetare libiane ka bërë të ditur se deri më tani ka mundur të shpëtojë rreth 201 persona nga anija në fjalë, e cila u zbulua në situatë rrezikshmërie larg brigjeve të Zuwaras në Libi.

Përafërsisht 147 persona janë kthyer mbrapsht në qytetin portual, në një ambient paraburgimi për emigrantët ilegalë. Mes të shpëtuarve ishte edhe Ayman Tallaal, nga Siria.

“U mbytëm në det – thotë ai. – Varka ishte në kushte katastrofale dhe shumë njerëz përreth nesh humbën jetët. Roja Bregdetare e Libisë na shpëtoi, Zoti i bekoftë. U detyruam të merrnim këtë rrugë, e cila quhej edhe si ‘rruga e vdekjes’. Por tashmë besoj se do ta marrë emrin varri i Mesdheut”.

Një ditë më parë, të paktën 51 trupa u gjetën të bllokuar në një tjetër anije shumë pak milje nga brigjet libiane, gjatë një operacioni tjetër prej të cilit u shpëtuan mbi 430 persona.

Një anije suedeze, e cila është aktivizuar nën misionin “Frontex” të kontrollit kufitar nga Bashkimi Europian, zhvilloi operacionin në fjalë të shpëtimit, si dhe i dërgoi trupat e pajetë dhe të mbijetuarit në brigjet e Siçilisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *