Mesiç shpallet Qytetar Nderi i Gostivarit. Titulli dorëzohet javën e ardhshme

Mesiç shpallet Qytetar Nderi i Gostivarit. Titulli dorëzohet javën e ardhshme

Njëzëri ka kaluar propzim – vendimi i Këshillit të Komunës së Gostivarit që ish – presidenti kroat Stjepan Mesiç të shpallet qytetarë nderi i Gostivarit.

Para votimit, Kryetari i Këshillit të Komunës së Gostivarit, Nasir Musliu u shpreh se është kënaqësi dhe nderë që Mjesiç të shpallet qytetarë nderi i Gostivarit, duke theksuar se ky presonalitet gjithmonë ka nxitur frymën poreuropiane në rajon dhe më gjerë.

Propozimi që Mjesiç të shpallet Qytetar Nderi i Gostivarit ka ardhur nga këshilltarët e BDI-së. Imran Zhupani nga radhët e këshilltarëve të kësaj partie, theksoi se me këtë vendim del në pah fakti sesa e rëndësishme është miqësia e vërtetë, duke shtuar dita e shpalljes qytetar nderi të ish presidentit kroat do jetë krenari për të gjithë qytetarët e Gostivarit, ndaj i ftoi të gjithë kolegët e tij këshilltarë që ta votojnë këtë propozim.

Pro vendimit që ish presidenti i Kroacise të shpallet qytetar nderi i Gostivarit janë shprehur edhe nga Rilindja Demokratike Kombëtare. Këshilltaret e RDK – së e kanë përkrahur këtë vendim por kanë qenë kundër menyrës se si është dakorduar vendimi peër një akt të tillë, të cilën e kanë e cilësuar si veprim për përfitimin e pikëve politike.

Nga ana tjetër Bashkim Hasani – shef i kabinetit të kryetarit Bejta, u shpreh se në vendimin për shpalljen qytetar nderi të Gostivarit të ish presidentit të Kroacisë Stjepan Mesiq nuk ka asgjë politike dhe se veprimi nuk bëhet për marketing politik. Sipas Hasanit nëse në këtë rast do të fitoj dikush ata janë qytetarët e Gostivarit.

Ndërkaq këshilltari i PDSH – së Mujdin Bilalli, kërkoi që të mbyllet debati për këtë propozim vendim pasi cdo fjalë e thënë është e tepërt përball vendimit që Mjesiq të shpallet qytetar nderi i Gostivarit.

Ceremonia solemne në të cilën ish presidentit të kroacise Stjepan Mesiq do i akordohet titulli Qytetarë Nderi i Gostivarit do zhvillohet të Martën e javës tjeter, në hapsirat e Komunës së Gostivarit. / Abedin B / TV GLOBI/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *