Mësimi online ngec në Gostivar, Taravari thirrje Ademit: Krijo kushte për nxënësit

Mësimi online ngec në Gostivar, Taravari thirrje Ademit: Krijo kushte për nxënësit

Që kur Ministria e Arsimit dhe Shkencës e bëri obligim mësimin online, në Televizionin Globi janë paraqitur dhjetëra raste të nxënësve të cilët nga pamundësia ekonomike nuk posedojnë mjete për ndjekjen e procesit mesimor, as lap topë e as telefona të mençur, e dikush në vendet rurale as edhe internet. Në pamundësi për tu kyçur në klasat virutuale, ata janë detyruar të mos ndjekin leksionet shkollore. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari nuk mohoi se këto problematika ekzistojnë në mesin e nxënësve të Gostivarit, dhe i dërgoi mesazh ministrit të MASH, Arbër Ademi, që në vend se të merret me kompetencat në arsim në Gostivar, të merret me krijimin e kushteve të nevojshme për nxënësit e këtij qyteti.

Taravari u shpreh optimist se muaji maj do ti rikthei nxënësit në bankat shkollore dhe do të mundësoi që të plotësohen orët e humbura mësimore.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizimi i orëve mësimore online, u konsiderua si një mundësi e mirë për të mbajtur ecurinë e ligjëratave që nxënësit të mos humbasin orë mësimore, ndërsa përveç mësimit në E-klasa, transmetohet dhe formati i mësimit televiziv “Tv Klasa” në Radio Televizionin Shtetëror të Maqedonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *