Meteorologët parashikojnë kushte ekstreme të motit në këtë dimër

Meteorologët parashikojnë kushte ekstreme të motit në këtë dimër

Për shkak të fenomenit shumë të fuqishëm meteorologjik El Ninjo, që do të vijë në shprehje dimrin që vjen, në pjesë të ndryshme në botë mund të regjistrohen kushte ekstreme të motit, parashikojnë meteorologët me renome botërore

Derisa SHBA-në mund ta godasin stuhi shkatërruese, në Britaninë e Madhe dimri mund të jetë ekstrem i ftohtë, ndërsa në Amerikën Jugore mund të regjistrohen reshje shumë të mëdha, të cilat do të sillnin deri në përmbytje dhe shembje të dheut.

Azinë Jugore, sipas këtij skenari, do ta godasë thatësira, ndërsa Australinë zjarre pyjore, shkruan “Dejli Telegraf”.

Klimatologu i NASA-s Bil Pecert, i cili paralajmëron “përmbytje, shembje dhe kaos” e quajti El Ninjo Godzila, përbindësh nga filmat shkencoro-fantastikë.

El Ninjo paraqitet në çdo dy deri shtatë vjet. Për paraqitjen e tij të rëndësishme janë ndryshimet në temperaturën e detit në Paqësorin lindor.

Temperaturat sipërfaqësore në oqean në afërsi të Perusë për momentin janë 1,9 gradë Celsius mbi mesataren, ndërsa në rritje janë tashmë disa muaj.

Tani janë më të larta se sa që ishin në këtë periudhë në vitin 1997, kur është regjistruar deri tani El Ninjoja më vdekjeprurës.

Në katastrofat që i shkaktoi El Njino prej para 18 vjetëve jetën e humbën 23.000 njerëz ndërsa është regjistruar edhe dëm prej 45 miliardë dollarësh.

El Ninjo në Evropën Veriore zakonisht bart dimra më të ftohtë se sa të zakonshmit.

Ekspertët për dimrat jashtëzakonisht të ftohtë në Britani në vitin 2009 dhe 2010, siç nuk janë vërejtur me dekada, e akuzojnë posaçërisht këtë fenomen klimatik.

Siç parashikohet, veprimi i El Ninjo ndaj klimës në botë do të ndjehet në pranverën e hershme të vitit 2016.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *