Mbi 4.000 refugjatë e kanë bllokuar linjën hekurudhore ndërkombëtare Selanik –Shkup, ndërsa në territorin grek veç më janë bllokuar dy trena për transport dhe një tren i udhëtarëve.
Në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë një grup prej 3.000 refugjatësh përgjatë brezit kufitar po tentojnë të hyjnë në vend. Një numër i madh i pjesëtarëve të policisë janë vendosur që ta ndalojnë masën e madhe për t’u nisur në këmbë drejt Gjevgjelisë. Pak më parë mbërriti edhe patrulla policore greke e cila informoi strukturat e këtushme policore për situatën nga ana tjetër e kufirit. Nga çasti në çast refugjatët “vjedhin” nga një metër për të hyrë në Maqedoni. Një numër i madh i tyre janë kryesisht të rinj të moshës 20 dhe 30 vjeçare, të cilët, siç informuan, dëshirojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian.