Ministri Ademi shkarkon drejtorin Celeski

Ministri Ademi shkarkon drejtorin Celeski

Inspektorati shtetëror i arsimit ka kryer kontroll në Shkollën e mesme të kimisë, “Marija Kiri Skllodoska” me ç’rastë ka konstatuar shkelje në punën e drejtorit të shkollës Lupço Celeski, dhe i njëjti menjëherë është shkarkuar nga detyra.

Intervenimi i Inspektoratit shtetëror të arsimit në Shkollën e mesme të kimisë “Marija Kiri Skllodoska” në Shkup, ka ardhur me kërkesë të ministrit të arsimit Abdilaqim Ademi.

Ndërkaq, Alsat–M, njofton se megjithë zhvillimet e fundit në këtë shkollë dhe shkarkimin e drejtorit Celeski, bojkoti i nxënësve dhe profesorëve shqiptarë vazhdon. Raportohet se kërkesat e tyre janë mosanashkalimi në të gjitha organet vendimmarrëse të shkollës pasi numri i nxënësve shqiptarë tejkalon 50 për qind. Ndërkohë anashkalimi i gjuhës shqipe është elementi tjetër që irriton nxënësit e kësaj shkolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *