Ministri Çulev viziton policinë e Gostivarit, premton arritjen e pasaportave me 14 mars

Ministri Çulev viziton policinë e Gostivarit, premton arritjen e pasaportave me 14 mars

Ministri për punë të brendshme Naqe Çulev ka qëndruar për vizit në Stacionin Policor në Gostivar ku u prit nga komandanti Gazi Abduraimi, kryeshefi i policisë së Gostivarit Basri Veseli dhe kryeshefi i SPB-Tetovë Amir Dalipi.

Ata kanë biseduar për dy tema, sigurimin e ndeshjes futbollistike Maqedoni-Kosovë dhe sigurimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike me 12 prill. Ministri Çulev gjatë ditës së sotme ka vizituar edhe disa stqcione policore tjera në rajonin e Pollogut. I pyetur për situatën me migrantët në kufirin greko-turk, ministri Çulev tha se nëse vendi ynë rrezikohet, do të mbyllet kufiri.

“E dini se shteti ynë ka shpallur krizë në kufirin jugor dhe verior. Në kufirin jugor për momentin situata është e qetë pa ndonjë prishje të rendit dhe qetësisë. E ndjekim me kujdes situatën në kufirin greko-turk , dhe për këtë qëllim Komiteti mbykqyrës ka sjellë vendim të rritet numri i forcave policore në kufirin jugor dhe në të njejtën kohë është rritur edhe numri i forcave të armatës. E kemi rinovuar rrethojnë metalike dhe ndjekim edhe rrugët qasëse”.

I pyetur për pasaportortat, mungesa e të cilëve tanimë ka hy në muajin e tretë, ai tha se janë duke insistuar që porosia e parë e ekzemplarëve të pasaportave të arrijë së paku deri më 14 mars.

“Në përputhshmëri me marrëveshjen e lidhur para ardhjes sime në funksionin ministër në MPB, pasaportat duhet të arrijnë me 24 mars. Jemi në komunikim të vazhdueshëm dhe bëjmë presion deri te kompania gjermane “Veridos” e cila i siguron pasaportat dhe nga ana e tyre kemi marrë premtim prej shtatë deri në dhjetë ditë para këtij termini të dakorduar për 24 mars, pra shtatë deri dhjetë ditë më herët të mbëriunë pasaportat”.

Pakoja prej 100 mijë pasaportave do të dorëzohet më 24 mars. Në pritje për pasaporta janë mbi 20 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej të cilëve mbi 1200 janë nga territori i Gostivarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *