Ministri i Arsimit ndoqi zhvillimin e punimeve në sallën sportive të shkollës së Debreshit

Ministri i Arsimit ndoqi zhvillimin e punimeve në sallën sportive të shkollës së Debreshit

38 milionë denarë do të kushton rregullimi i sallës sportive në shkollën fillore “Faik Konica” në fshatin Debresh të Gostivarit. Zhvillimin e punimeve e ka ndjekur nga afër Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili shoqërohej nga zv.ministrja e financave, Shiret Elezi e cila vjen nga qyteti i Gostivarit. Ministri Ademi tha se objekti ka një sipërfaqe prej mbi 1200 m2, ndërsa me ndërtimin e saj, në shkollën e Debreshit do të hapen edhe dy vende pune, konkretisht do të punësohen dy mësimdhënës të edukatës fizike.

Ky objekt duhet të jetë gati deri në fund të vitit 2020, por ministri Ademi premton që salla të lëshohet në përdorim me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator.

I pyetur për të sqaruar se çfarë ka investuar në shkollat e Gostivarit dhe cilat janë projektet e ministrisë së arsimit deri në mbyllje të këtij viti, Ademi tha se periudhëne kaluar u lëshau në përdorim edhe një sallë sportive në Gostivar.

Fshati Debresh, nga gjiri i tij ka nxjerrë sportistë të dalluar që kanë shënuar rezultate të lakmueshme jo vetëm në nivel lokal, por edhe në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *