Ministri Osmani takoi liderët e bashkësive fetare

Ministri Osmani takoi liderët e bashkësive fetare

Të premten, më datë 05.03.2021, me iniciativën e Ministrit për Punë të Jashtme, z. Bujar Osmani, në ambientet e Klubit të Deputetëve, u mbajt takim më liderët e tri bashkësive më të mëdha fetare në vend: H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, Reis Ulema i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Z. Z. Stefani kryepeshkop i Kishës Ortodokse Maqedonase EO dhe Dr. Kiro Stojanov Biskup i Kishës Katolike.

Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, z. Darijan Sotirovski, Drejtori i Entit për Statistikë, z. Apostol Simovski dhe Drejtori i Agjencisë për Migrim e RMV z. Slobodan Bliznakovski.

Në takim u bisedua dhe palët ranë dakord që kishat dhe Bashkësia Fetare Islame ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre për të ndihmuar në regjistrimin e diasporës sonë në fillimin e aksionit për regjistrimin e popullatës, duke dërguar mesazh të fuqishëm deri tek diaspora jonë në vendet perëndimore, ku botërisht dihet se BFI në veçanti, po edhe KOM si dhe KK, kanë një rrjete të konsoliduara dhe të mirëfillta në organizimin e jetës fetare kudo që vepron dhe jeton popullata jonë.

Reisul Ulema H. Hfz Shaqir ef. Fetai, në takim theksoi se Bashkësia Fetare Islame që ditën e parë kur filloi regjistrimi u dërgoi apel të gjitha unioneve të bashkësive islame në diasporë dhe apel publik për të gjithë popullatën tonë që jetojnë në diasporë.

Në takim ai u shoqërua nga Sekretari Gjeneral i BFI, H. Irsal ef. Jakupi dhe Shefi i Kabinetit Evzal ef. Sinani. Pas përfundimit të këtij takimi, Ministri i Punëve të Jashtme z. Bujar Osmani së bashku me Drejtorin e KMBFGR dhanë një deklaratë për mediumet, në të cilën ministri Osmani vërtetoi se sipas informatave që posedon Ministria e Punëve të Jashtme, diaspora jonë më së shumti është e organizuar nga bashkësitë fetare, andaj ndihma që mund ta ofrojnë këto bashkësi është e një rëndësie të madhe për regjistrimin e popullatës së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *