Miratohet nevoja me procedurë të shkurtuar të miratohen ligjet për PP-në dhe Këshillin e prokurorëve publik

Miratohet nevoja me procedurë të shkurtuar të miratohen ligjet për PP-në dhe Këshillin e prokurorëve publik

Kuvendi e ka miratuar nevojën me procedurë të shkurtuar të miratohen ligji për Prokurori publike dhe ligji për Këshillin për prokurorë publik. Me këto zgjidhje ligjore duhet të diskutojnë Komisioni për Çështje Evropiane dhe Komisioni Ligjvënës- juridik.

Opozita ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të kthejë ligjet në Qeveri pasi sipas tyre propozimet janë dorëzuar jo konform rregullores dhe nuk ka vendim të Qeverisë as për tërheqje të materialit, as edhe për propozimin e ri.

“Ju duhet ta ktheni këtë material pasi në seancë të Qeverisë nuk ka vendim për tërheqje, as vendim për dorëzim të materialit të ri në Kuvend. Në bazë të kësaj propozimet nuk janë konform rregullores dhe konform Rregullores keni obligim dhe të drejtë ta ktheni propozimin në Qeveri dhe pasi të kalojë në seancë, tua dorëzojë ligjet e propozuara që të mund të caktoni seancë. Kështu ju merrni pjesë në shkeljen e Rregullores së Kuvendit”, ka thënë koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka thënë se seancën e ka thirr konform kompetencave dhe se Parlamenti punon konform materialeve të dorëzuara nga institucionet kompetente. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska duke e shpjeguar nevojën me procedurë të shkurtuar të miratohen ligjet, shprehu shpresë se ata do të miratohen para shpërbërjes së Kuvendit.

“Qëllim strategjik i shtetit është euro-integrimi dhe hapja e negociatave me BEnë. Me atë që theksohet në rëndësinë e këtij ligji për hapjen e negociatave konsideroj se është e domosdoshme ai të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit. Ky është tekst që përmban pohimet nga grupe të ndryshme të deputetëve gjatë bisedimeve, ndërsa janë bërë edhe vërejtje nga grup i deputetëve të cilët duan të marrin pjesë në bisedimet e fundit”, ka thënë Deskoska.

Seanca ku duhej të përcaktohej nevoja me procedurë të shkurtuar të miratohen ligjet duhej të fillonte në ora 17, por propozim- tekstet ligjore ishin tërhequr nga ana e Qeverisë për shkak të gabimeve teknike dhe pas korrigjimeve janë kthyer në procedurë parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *