Mirsad dhe Gjuran Selmani, dy afaristët nga Gostivari që ndihmojnë të moshuarit italian

Mirsad dhe Gjuran Selmani, dy afaristët nga Gostivari që ndihmojnë të moshuarit italian

Italia është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia botërore Covid 19, duke bërë që si masa mbrojtëse qytetarët të jenë në izolim shtëpiak dhe të lëvizin me orar të kufizuar.

Mirsad dhe Gjuran Selmani, janë dy afaristë nga Gostivari të cilët jetojnë dhe veprojnë në itali, të cilët posedojnë restaurantin familjar “AL SOLE” në qytetin e Trentos.

Nisur nga një iniciativë familjare, vëllezërit Selmani për të gjithë klientët e tyre kanë vendosur në zbatimin formën online të shërbimit, konkretisht shërbimin e porosive të ndryshme deri në shtëpi.

Ata thonë se një iniciativë e këtillë i’u ka dalur në ndihmë të gjithë personave të izoluar, afërsisht 2000 personave, e sidomos të moshuarve italian në prag të festës së pashkëve. Vëllezërit Gjuran e Mirsad Selmani jetojnë që 20 vite në shtetin Italian dhe gjithë këto vite kanë në pronësi restaurantin “AL SOLE”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *