Mjegulla vështirëson komunikacionin për në Strazhë dhe Mavrovë

Mjegulla vështirëson komunikacionin për në Strazhë dhe Mavrovë

Mjegulla e madhe ka zvogëluar dukshmërinë në aksin rrugor të qarkullimi për në Mavrovë përgjat rrugës në pushimoren “Strazhë”. Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, e cila përbën rrezik për paraqitje të ngricave gjatë orëve të natës. Ditën e djeshme edhe aksi për në Starzhë edhe ai për në Mavrovë, ishin të pakalueshme për shkak të drunjëve të shumta që kishin rënë dhe rëshqitjes së dheut dhe gurëve. Sot, ata janë pastruar dhe komunikacioni i është kthyer normalitetit. Në terren ndodheshin ekipet e policisë rrugorë dhe ato të pyejeve, të cilët pastronin mbetjet e fundit të drunjëve të rëna gjatë ditës së djeshme.

“Rruga është e pastruar, të gjitha ekipet njoftohen të largohen dhe komunikacioni të vazhdojë pa pengesa”, kështu u bëri thirrje kolegëve të tij punonjësi i Pyjeve Nacionale – Njësia rajonale “Sharr” në Gostivar.

Boge Jovanovski, përgjegjës i ndërrimit në pikën e kontrollit në “Strazhë” të ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore”, tha se deri te rënia e drunjëve ka ardhur nga reshjet e shiut i cili ka qenë i ngrirë.

”Bllokimi i djeshëm ishte për shkak të asaj që kishte degë dhe drunjë të rëna në rrugë nga akulli i krijuar mbi to për shkak të shiut i cili binte i ngrirë.Një periudhë pati bllokim të komunikacionit nga ora 10 deri dhe zgjati deri në ora 13 derisa i pastruam degët dhe drunjë nga rruga. Megjithatë, komunikacioni zhvillohej herë nga njëra korsi e herë nga korsia tjetër, për të cilën kishim edhe ndihmën e policisë rrugore të Gostivarit. Gjatë natës akulli filloi të shkrihet që u krijua mbi drunjtë dhe tani kemi vetëm disa pjesë me degë të dala në rrugë, të cilat gjatë ditës do t’i largojmë”, sqaron Jovanovski.

Mjegull në këtë aks rrugor ka disa ditë me radhë, prandaj autoritetet apelojnë kujdes të shtuar deri te vozitësit.

“Ka disa ditë me radhë që paraqitet mjegull në Strazhë, prandaj do të kisha apeluar vozitësit për vozitje të kujdesshme dhe përshatje të shpejtësisë sipas kushteve rrugore”, apelon Jovanovski.

Nga e mërkura pritet temperaturat të ulen nën zero gradë Celsius dhe reshjet e shiut të zëvendësohen me ato të borës. Autoritetet thotë se janë të përgatitur dhe premtojnë se nuk do të vijë deri te bllokimi i rrugëve.

“Aktualisht posedojmë pesë automjete. Dy prej tyre janë tonat, dhe tre i kemi nga persona privat që i kemi nagazhuar. Besojmë se do të kemi kapacitet për t’u ballafaqauar me borën e cila paralajmërohet se do të vijë ditëve të ardhshme”, deklaroi Boge Jovanovski, përgjegjës i ndërrimit në pikën e kontrollit në “Strazhë” të ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”.

Pika e kontrollit në “Strazhë”, që nga dita e sotme kishte nxjerrë automjetet e pastrimit të borës në rrugë. Kjo pikë ka për detyrë të mirëmbajë aksin rrugorë me gjatësi prej 22 kilometra, nga Mavrova deri në hyrje të fshatit Kollarë në Kërçovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *