Mjekimi në spitalet shtetërore të Maqedonisë është “ruletë ruse”

Mjekimi në spitalet shtetërore të Maqedonisë është “ruletë ruse”

Disa nga ekspertët publik, dobësitë në shëndetësi i shohin si mangësi e transparencës dhe qasja e informatave në publik për gjendjen në të cilën gjendjet shëndetësia private dhe publike. Më pas, menaxhimi kaotik nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Fondit për Sigurim Shëndetësor, por edhe të marrjes së vendimeve pa i pasur parasysh mendimet profesionale të mjekëve, njofton REL, transmeton Portalb.

“Mjekimi në spitalet shtetërore është ruletë ruse dhe për kualitetin e shërbimeve varet se çfarë fati do të keni!”. Kështu shumica e mjekëve i përshkruajnë problemet serioze me të cilat momentalisht po përballet sistemi shëndetësor në Maqedoni, pasi që për vetëm disa ditë kanë ndodhur raste tragjike – me vdekje, nëpër spitalet e Maqedonisë. Në Gjevgjeli vdiq nëna bashkë me foshnjën e porsalindur, pasi që e kanë operuar mjekë të dehur, pastaj në të njëjtin spital ka vdekur një vajzë 14 vjeçare pasi ka pirë pilula, ndërkaq në Klinikën për Gjinekologji në Shkup, ka vdekur gruaja shtatzënë në muajin e pestë të shtatzënisë.

Nxirje tendencioze e manteleve të bardhë!

Në këtë periudhë paraqet problem tendencioz edhe krijimi i mendimit negativ në publik për punëtorët mjekësor, duke i marrë parasysh ngjarjen e fundit tragjike që kanë ndodhur”, thotë ish kryetari i Odës së mjekëve të Maqedonisë, Vlladimir Borozanov, transmeton Portalb.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *