Mjetet piroteknike, policia: Shitja e tyre dënohet deri në pesë vite burg

Mjetet piroteknike, policia: Shitja e tyre dënohet deri në pesë vite burg

Festat e fundvitit po afrohen. Si çdo vit edhe këtë vit, pritet që Gostivari të mbushet me shitës të mjeteve piroteknike. Kjo edhe u krijon mundësi që shumë fëmijë, por edhe të rritur të jenë më afër këtyre mjeteve dhe të mund të blejnë. Për këtë, policia ka intensifikuar kontrollet dhe aktivitetet tjera që tani në lidhje me zbulimin në kohë dhe parandalimin e shitjes dhe përdorimit të fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike. Shitja e tyre në mënyrë të paligjshme dhe me sasi të mëdha, mund të ju kushtojë tregtarëve deri në pesë vite burg.

“Në këtë drejtim, tregtarëve, prindërve dhe të rinjve (nxënës të shkollave fillore dhe të mesme) u bëhet me dije se shitja, pra blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, hyrje të ndërtesave të banimit, e kështu me rradhë është shkelje ligjore e cila në pajtim me nenin 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike, parashihet një gjobë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë të denarit. Prokurimi dhe shpërndarja e tyre në sasi më të mëdha është në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për këtë vepër parashifet dënim pesë vjet burg”,

thonë nga policia. Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, apelon, që të qëndrojnë larg “lodrave” të tilla të rrezikshme, të cilat shpesh mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e tyre, por mundë të lëndojnë edhe persona tjerë. Ndryshe, viteve të kaluara nga përdorimi i mjeteve piroteknike shumë persona kanë marrë lëndime, kanë shkaktuar zjarr nëpër shtëpi dhe objekte tjera por edhe kanë dëmtuar automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *